image
image
image
image
image
 

Rreth Nesh

Nasir Turizëm u themelua ne vitin 1988 si agjencion i par privat në Maqedoni në krye me pronarin Abdylaqim Bajrami. Me kushte të rënda dhe shum mizore në vitin 1988 vendosa që ta ndroj profesionin tim të cilin e kam punuar qysh ne fëmijeri së bashku me babain tim Hebib Bajrami ku të cilin e falemenderoj shum për udhëzimin tim të atëhershëm.Deri në vitin 1988 punoja si autotransporter privat me Kamion.Në ate kohe diheshte se sa mund të punonte nji shqiptar i përndjekur.Edhe dy vëllezerit e mi punonin me të njejtin profesion. Fatkeqësisht në prill të vitit 1988 nga një plan i ish regjimit të atehershem komunist i montuar nga UDB-ja e atëhershme ma vranë vëllaun tim Nasir Bajramin në moshen 32 vjecare ku në kët akt morën pjese (si kryes të aktit) edhe familja më e afërt.Isha edhe unë i përnjdjekur nga regjimi i atëhershëm, por falë zotit nuk ja aritën qëllimit që të më zhdukin edhe mua.Kështu nga kjo ngjarje unë e humba ambicien dhe vullnetin për punën e perditshme që e bënim së bashku me dy vëllezërit e mi.Një periudhë prej dy ose tre muajsh isha i humbur psiqikisht dhe financiarisht dhe pastaj fillova të mendoj pak edhe më tepër nga se përpos familjes time që e kisha, duheshte kushtuar kujdes edhe familjes se vëllaut tim të ndjerë, i cili pas vetit la gruan e vet dhe dy vajzat e vogla. E imagjinoja që moti të punoj me transport të pasagjerëve dhe turizëm, por çdo herë mendoja se shum afër është ajo ëndër për tu realizuar, mirpo nuk kisha qenë këmbëngulur dhe kështu që pas gjith këtyre ngjarjeve nuk mundesha ta punoj profesionin e vjetër sepse aty kisha shum kujtime së bashku me dy vëllezërit e mi dhe shum më mundonte vdekja e vëllaut.Mundohesha që ta qetësoj vehten dhe ta ndëroj profesionin. Vendosa që të punoj me autobusa privat dhe me agjension turistik duke e parë të arsyeshme këte sepse shqiptarëve në Maqedoni u mungonte një gjë e tillë në vendet tona. Në gusht të vitit 1988 themelova agjensionin dhe sa i përket emrit veç e dija se çfar emri do ti jap këtij agjensioni.Mendoja shum emra që i perkasin turizmit dhe të jet më e kapshme për në botë, por më në fund për mua ishte më e kapshme që ta lej emrin e vëllaut tim dhe vendosa që kjo firmë të ngel me kët emër - NASIR Turizëm.

Copyright © Nasir Tours 2013

Developed by: Bit Solutions